Shkrimtari Ilmi Kurti ka promovuar vëllimin e dytë të librit “Burrat e Malësisë”. Promovimi i librit u organizua në qendër të qytetit të Koplikut në Malësinë e Madhe ku të pranishëm ishin artist e dashamirë të librit, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe përfaqësues të shoqatës “Atdhetare” Malësia.
Ky vëllim sipas autorit përshkruan traditat , zakonet e vlerat e Malësisë së Madhe dhe trajton jetën e 51 figurave të njohura të politikës, artit, kulturës dhe sportit të kësaj krahine.
Në libër shkruhet edhe për burrat e malësisë, të cilët nuk e njohën kurrë frikën por u përballen me cdo pushtues edhe pse ishin të paktë në numër Përvec promovimit të këtij libri për burrat e malësisë është bërë edhe një dokumentar i zgjeruar që mban autorësinë e shkrimtarit Ilmi Kurti