“Asgjëja Ime” është libri i autores Laura Olldashi që u promovua në qendrën rinore “Arka”. Në këtë libër autorja sjell veten e saj dhe disa personazhe të tjerë real për të treguar se bota dinamike dhe koha e shpejtë në të cilën jetojmë e bëjnë njeriun asgjë.

Pyetja ose shqetësimi që autorja Olldashi sjell përmes librit “Asgjëja Ime” është se ku po shkon bota.

Një prej personazheve të librit është historia e trishtë e një paciente që autorja ka njohur në jetën e saj si mjeke.

Poeti Rexhep Shahu i cili është edhe drejtues i shtëpisë botuese “Klubi i Poezisë” që botoi libri “Asgjëja Ime” vlerëson autoren Olldashi.

Laura Olldashi me profesion është mjeke. Ajo punon në spitalin më të madh të Milanos në Itali ku shkoi si emigrante klandenstine 25 vite më parë dhe merret me studimin e ilaçeve eksperimentale përpara se të dalin në shitje që lidhen me sëmundjet e rënda. “Asgjëja Ime” është libri i dytë i autores pas librit të parë “Atman”.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LEZHË, PLAGOSET I MOSHUARI
Artikulli tjetërSHKODËR, EDMOND SULAJ KREU I RI I POLICISË