AUTORI PREÇ ZOGAJ I PRANISHËM PËR TË PREZANTUAR LIBRIN E TIJ. Libri “Fillimet” i publicistit Preç Zogaj është promovuar në qytetin e Shkodrës.

Autori ka qenë I pranishëm në bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi” për të folur për librin e tij “Fillimet” që ka të përmbledhur ngjarjet e fillimviteve 90’ të Shqipërisë të asaj kohe.Autorit Zogaj thotë se nga Shkodra nisi gjithçka në ngjarjet që më pas çuan në rrëzimin e sistemit monist. Autori ka zgjedhur që ta shkruaj dhe ta botojë këtë libër pas 24 viteve me qëllimin që ngjarjet të vijnë me një gjykim të ftohtë e po ashtu dëshmitë të jenë sa më reale. Fillimet është një libër që i vlen atyre që ishin të rinj në vitet 90’ por më shumë edhe brezit të sotëm.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/of5DwcjzLyU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSITUATA E RENDIT NË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetërLAMTUMIRË SKËNDER DRINI !