“Kujtime për Shkodrën e viteve 1926-1931” është libri i Jakov Milaj, i cilësuar si antropologu i parë shqiptar që u promovua në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër, qytet në të cilin autori studio për 5 vite. Gjatë qëndrimit në Shkodër Jakov Milaj përshkroi në librin e tij jetesën e qytetit të asaj kohe duke sjellë kulturën, mikëpritjen por edhe jetën sociale e politike. Ky libër u botua nga sutdiuesi Ardian Ndreca me “Rradhojtë e Shejzave”….

Djali i Jakov Milaj, Agron Milaj thotë se libri i babait të tij sjell nivelin e lartë që Shkodra kishte ato vite ndërsa tregon se si u shenjëstrua edhe nga Mbreti Zog por edhe nga regjimi komunist….

Studiuesi Alfred Çapaliku dhe drejtorja e bibliotekës “Marin Barleti” Ledia Dushi vlerësojnë figurën e Jakov Milaj për qëndrimet e tij por edhe kujtimet e pasura që ka për Shkodrën e viteve ’20….

Kujtimet e Jakov Milaj janë një dëshmi e vlefshme edhe për gjimnazin shtetëror të Shkodrës, i sapokrijuar por edhe për gjithë pjesën tjetër të këtij qyteti. Jakov Milaj është edhe autor i libri “Raca shqiptare, studim antropologjik dhe historik”.

Artikulli paraprakKONCERTI I KOREVE, MASSAFRA: DUHET PAQE, JO LUFTË
Artikulli tjetërDEPUTETJA EDONA BILALI MERR VLERESIMIN E LARTE AKADEMIK