Libri “Komploti” i gazetarit dhe publicistit Ben Blushi është promovuar në qytetin e Shkodrës në qendrën rinore “Arka”. Ardhja e të huajve nga vendet e treta në Shqipëri, konkretisht afganëve të cilët një ditë mund të fitojnë edhe pushtet në vendin tonë është thelbi i këtij libri të Blushit. Emigracioni i shqiptarëve mund të bëjë që në Shqipëri të vijnë të tjerë thotë Blushi.
Të huajt në Shqipëri duhet që t’i mirëpresim thotë Blushi pavarësisht çdo lloj situate, kjo edhe për faktin se vetë shqiptarët prej shekujsh e aq më tepër 30 vitet e fundit janë një popull emigrantësh.
Ngjarjet e romanit të shkrimtarit Ben Blushi zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft dhe afganët arrijnë të fitojnë edhe pushtet. Një libër i mbushur me konspiracion i cili në fund rezulton të jetë befasues. Libri “Komploti” i Ben Blushit është ndër më të shiturit për momentin në vend.