“Konversioni në gjuhën shqipe” eshte titulli I librit I studiuesit kosovar Rrahman Paçarizi qe eshte promovuar diten e sotme ne ambjentet e Bibliotekes se Universitetit te Shkodres ‘Luigj Gurakuqi’.

Per autorin ky eshte nje liber mjaft I vlefshem per pasurimin e gjuhes shqipe pasi Konversioni, është një mënyrë e fjalëformimit, kur një fjalë e caktuar prodhon një kuptim të ri pa e ndryshuar formën e fjalës. Nderkohe per dekanen e Fakultetit te Shkencave Shoqerore Mimoza Priku, libri “Konversioni ne gjuhen shqipe” sjell nje qasje te re per te gjithe studiuesit. Promovimi i ketij libri u be i mundur nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore i Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi”. Libri përmban rreth 700 fjalë ku vërehet konversioni i kryer ose procesi që çon kah konversioni dhe krejt kjo është ilustruar me më se 1400 shembuj.

Artikulli paraprakMONS. ANGELO MASSAFRA, I FTUAR NË “TONIGHT STAR PLUS”
Artikulli tjetërKOMISIONERI I BE NË SHQIPËRI, RAMA: FTOJ OPOZITËN PËR REFORMËN NË DREJTËSI