Autorja Zenepe Dibra ka sjellë librin e saj më të ri “Kur kujtoj Nanën Teme” në qendër të një aktiviteti të organizuar nga shoqata “Gruaja Intelektuale Shkodrane dhe shoqata tjetër “Gruaja”.

Ky aktivitet që në qendër ka figurën e nënës u quajt “Kur kujtojmë nënat tona”.

Autorja e librit tregon arsyet përse shoqëria jonë ndodhet në ditët që jetojmë në një konfuzion moral.

E pyetur se çfarë duhet të ndryshojë Dibra jep këshillat e saj kryesisht për të rinjtë.

Libri i autores Zenepe Dibra me titull “Kur kujtoj nanën teme” është si një homazh jo vetëm për nënën e saj por vlen edhe si një mesazh i fortë për të gjithë shoqërinë, kryesisht të rinjtë të cilët në shumë raste braktisin prindërit apo i keqtrajtojnë.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT CIVILE “SHPETOJNË” SHKODRËN
Artikulli tjetërFAMILJA PALINA NË STAR PLUS , VAZHDOJNË NDIHMAT