Studiuesi Hysen Dizdari ka promovuar në bibliotekën “Marin Barleti” librin e tij “Nënë Tereza në Pullat Shqiptare”, një libër ky që i kushtohet historisë postare të shenjtores Nënë Tereza, humanistes së njohur në të gjithë botën e cila mori edhe çmimin Nobël për paqen.
Vetë autori librit, një koleksionist i pullave shqiptare të postës shprehet se posta shqiptare ka emetuar 10 pulla postare për shenjtoren Nënë Tereza.
Gjatë promovimit të librit të pranishmit sollën momente të rëndësishme të jetës së shenjtores Nënë Tereza
ndërsa u shprehën se në një farë mënyra historia e saj është historia e mbarë shqiptarëve të cilët krenohen me humanisten e cila dha një kontribut të madh përmes misionit të saj në gjithë botën.