Myftinia Shkodër, organizoi në ambientet e bibliotekës së qytetit, promovimin e librit më të ri nga ImamMuhamed B. Sytari, me titull: “Zidní”. Ceremonia e promovimit të librit nisi me analizën e librit, nga shkrimtari Xhahid Bushati, i cili hodhi dritë mbi librin si dhe krijimtarinë e autorit, duke vlerësuar se botimi në fjalë është pjesë e një pune të përhapur në kohë.
Një përshëndetje plot emocion ishte edhe ajo e bërë nga thirrësi islam, me banim në ShBA, H. Burhan Fili, i cili vlerësoi punën e teologëve të rinj dhe falënderoi autorin për këtë libër të ri, si dhe botimet e mëparshme. autori i librit, Imam Muhamed B. Sytari, tha se ndjehet i lumtur dhe i emocionuar njëkohësisht, që promovimi i këtij libri vjen si pjesë e zinxhirit të aktiviteteve të larmishme që Myftinia Shkodër po zhvillon në kuadër të 25 vjetorit të rilejimit të fesë me ligj dhe rihapjes së xhamisë së Plumbit. Aktiviteti vijoi me prezantimin e një ekspozite me botimet e hoxhallarëve, imamëve dhe thirrësve islamë shkodranë në këto 25 vite. Gjatë këtij ekspozimi me vlerë, dhanë mesazhet dhe vlerësimet e tyre teologu Arben Halluni dhe imami i xhamisë së Rusit, H. Fejzi Zaganjori.