“Durrësi urban, para dhe pas pavarësisë kombëtare” ishte libri I promovuar në bibliotekën e qytetit “Marin Barleti” nga studiuesi dhe planifikuesi urban Artan Kacani. Autori e vlerëson këtë libër sit ë ri në gamën dhe formën e tij, pasi subjekti I ngjan një ditari të zhvillimit urban të qytetit të Durrësit.

Kacani tregon se pse këto dokumentime të zhvillimeve urbane janë të rëndëishme për shoqërinë.

Libri “Durrësi urban, para dhe pas Pavarësisë Kombëtare” shqyrton ndryshimet urbane të qytetit të Durrësit nga antikiteti deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi i librit është të shpjegojë ndryshimet urbane që kanë ndodhur si rezultat I efekteve natyrore, njerëzore dhe shoqërore, duke filluar nga hapësirat fizike.

Artikulli paraprakFAMILJA RUSHAJ SHUHET NË AKSIDENTE
Artikulli tjetërEKONOMISTI AFGAN QË KUJDESET PËR SHËNGJININ