Në ambientet e Seminarit Nderdioqezan Shqiptar, u zhvillua promovimi në gjuhen shqipe i enciklikës së Papa Franceskut, “Laudato Sii”.
Përkthimi dhe botimi u realizua nën kujdesin e Arqipeshkvis Shkodër-Pult. Në fjalën e tij përshëndetëse Arqipeshkvi falënderoi të pranishmit për interesimin si edhe të gjitha ato që në mënyra të ndryshme kanë kontribuar për realizimin e këtij botimi në gjuhen shqipe. Ai nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për boten mbarë ky dokument e kryesisht për Shqipërinë si një vend me pasuri dhe bukuri të mëdha natyrore. Ndërhyrjet e shumta dhe plot interes nga të pranishmit, ishin pjesa e fundit e këtij aktiviteti që në realitet këtë pasdite shënoi vetëm fillimin e tij, pasi siç porosit Papa kujdesi për shtëpinë e përbashkët duhet të angazhoj çdo ditë e çdo moment të gjithë të krishterët dhe njerëzit vullnet mirë.