Shkrimtari Shpëtim Kelmendi promovoi në Shkodër librin e tij më të fundit “Epifania”, një libër me poema mistike shprehet autori që i ka marrë mbi 10 vite për ta shkruar.
Autori tregon edhe mesazhin që kërkon të përcjellë përmes librit “Epifania” i cili flet për Zotin në përditshmërinë e gjithsecilit.

Kryetari i lidhjes së shkrimtarëve në Shkodër Zija Vuka vlerëson librin e Shpëtim Kelmendit kjo edhe për kohën prej mëse 10 vitesh që autorit i është dashur për ta shkruar.

Libri “Epifania” i Shpëtim Kelmendit u promovua në mjediset e bibliotekës publike të Shkodrës “Marin Barleti”. Epifania përbëhet nga 24 këngë, me varg të gjatë e që mund të lexohet si një meditim i autorit mbi gjendjen dhe natyrën e sendeve, mbi origjinën dhe trajtën e punëve shpirtërore të njeriut, mbi natyrën e forcat e saj ndikuese.

 

Artikulli paraprakFERMERËT: S’PO E MARRIM NAFTËN FALAS, PO DËMTOHEMI
Artikulli tjetërFERMERËT, DEPUTETËT E PD I BASHKOHEN PROTESTËS