“Ujëvara e Shpirtit” është libri i promovuar nga autorja Marjana Sulejmani, një shkodrane e cila prej vitesh jeton në Greqi si emigrante bashkë me familjen e saj. Libri i promovuar në bibliotekën “Marin Barleti” i autores Sulejmani përmban poezi, skica, ese dhe thënie të ndryshme që i kushtohen dashurisë dhe humanizmit.

Edhe pse ndodhet larget në Greqi, Shkodra është gjithmonë në zemrën e autores së librit. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve në Shkodër Zija Vukaj vlerëson librin “Ujëvara e Shpirtit”.

Libri “Ujëvara e Shpirtit” është një përmbledhje e përjetimeve të autores që burojnë nga ndjeshmëritë e saj për Shkodrën, dashurinë dhe humanizmin.

Artikulli paraprakPAGAT E ZJARRËFIKËSVE, “MINIMALJA TË JETË 60 MIJË LEKË”
Artikulli tjetërBE PËRFITON FALAS NGA ‘TRURI I KOSOVËS’