Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër organizoi një sesion informimi mbi “Evropën Krijuese”, një program i lançuar nga Komisioni Evropian.
Në këtë aktivitet morën pjesë studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Aktiviteti kishte për qëllim t’i informonte ata mbi objektivat e këtij programi, i cili mbështet kinemanë, sektorët kulturorë dhe kreativ në Evropë. U theksua që Evropa Krijuese është struktura e programit të Komisionit Evropian për mbështetje të sektorëve kulturorë dhe artistikë. Programi përbëhet nga dy nën-programe; nën-programi Kultura për të nxitur sektorin e kulturës, si dhe nën-programi MEDIA për të mbështetur sektorin audiovizual. Ky program mbështetet gjithashtu nga Ministria Shqiptare e Kulturës dhe Sporteve.