Shkrimtari Rudolf Marku ka debutuar sukseshëm edhe ne Shkoder gjate prezantimit qe u zhvillua ne ambientet e bibliotekes shkencore ne Shkoder .
“Tre divorcet e Viktor N.” është romani që e bëri Rudolf Markun të parin shkrimtar që nderohet me çmimin letrar “Kadare”. Një roman mbi zhgënjimin e madh të një shqiptari që jeton prej 15 vitesh në Londër, e ka cilësuar shkrimtari në një intervistë per mediat. Megjithëse edhe autori jeton në kryeqytetin britanik, saktëson se nuk ka asnjë element biografik. Romani “Tre divorcet e Viktor N.”, i autorit Rudolf Marku, rrëfen jetën e zymtë të personazhit Viktor N., shqiptarit që prej vitesh jeton në Londër.Në një moment të jetës, ai divorcohet nga bashkëshortja për motive klasike që mund të shtyjnë një çift drejt këtij vendimi. I gjendur në këto kushte, vendos të rikthehet në vendin e tij, që do e çojë në një divorc të dytë, jo ai për motive klasike.Fati apo rastësia e bëjnë të ritakohet me ish të dashurën, të cilën nuk e shihte prej 25 vitesh. Kur kupton që ideja se dashuria mund të kishte po atë zjarr dhe intensitet si vite më parë, është vetëm një iluzion, Viktor N. pëson divorcin e tretë…Rudolf Marku është një ndër autorët më aktive e më të pranishëm në letërsinë shqipe.