Ne bibloteken ‘’Marin Barleti’’ pasditen e se enjtes u be promovimi i numrit te trete te revistes artistike-kulturore ‘’Gegnia’’.

Botimi ka për qëllim te ruajë dhe të promovojë nje trashegimi qe rrezikon te humbase ne dialektin gege. Të pranishëm ishin pedagogë të universitetit e shkrimtarë të Shkodrës, para të cilëve kryebashkiakja Ademi tha se e ka mbështetur këtë nismë që prej ideimit.

Drejtori i bibliotekes Gjovalin Çuni tregoi për vështirësitë e hasura, por shtoi se interesi për të po vjen duke u rritur. Shkodra ka patur një traditë të hershme të botimeve në dialektin gegë, që fatkeqësisht gjatë periudhës së regjimit komunist u shua, e nuk gjeti përkrahje as në gjithë këto vite demokraci.

Artikulli paraprakXHAMAT E ZI, POLICIA AKSIONE BLIC NË SHKODËR
Artikulli tjetërÇERTIFIKATA MIRËNJOHJEJE PËR STOMATOLOGËT SHKODRAN