Historia e Hajrije Mulletit, perzonazhit të njohur në komedinë “Prefekti” u soll sot në librin më të ri të autores Fatbardha Saraçi Mulleti me titull “Përndjekja e Hajrije Mulletit”. Historia e trishtë e kësaj nëne dhe të vërtetat e pazbuluara nga institucionet përgjegjëse bëri që shkrimtarja Mulleti t’i kushtojë një libër kujtese

Libri “Përndjekja e Hajrie Mulletit” ka në qendër gruan e ish prefektit Qazim Mulleti, një personazh i pazakontë në historinë e qytetit të Tiranës, të cilin letërsia e realizmit socialist u rrek t’a denigronte përmes satirës. Përmes dokumenteve të kohës, autorja tregon se si gjatë regjimit komunist përndiqej dhe persekutohej e gjithë familja si reaksionare, deri tek fëmijët e vegjël të pafajshëm.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET PËR DROGË 50-VJEÇARI
Artikulli tjetërARRESTOHET EFEKTIVI I POLICISË SË SHKODRËS