Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj.
Trupa gjykuese që shqyrtoi dosjen e Liçajt, Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, gjeti probleme të theksuara me pasurinë e gjyqtares. Kryegjyqtarja e Apelit të Vlorës rezultonte pronare e 8 apartamenteve në Tiranë dhe Vlorë dhe gjithashtu edhe e 8 automjeteve.
Vetë gjyqtarja ishte e pranishme në seancën e KPK e shoqëruar nga mbrojtja. Ndërkohë një ditë para seancës dëgjimore në KPK, Alma Licaj shpalli të pafajshëm ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.