Disa pronarë të mjeteve motorike në plazhin e Velipojës kanë reaguar pas ndërprerjes së aktivitetit të tyre nga Policia Kufitare. Shkak është ngjarja tragjike e ndodhur në Potam, ku humbi jetën një 7 vjeçare.
Pronarët e mjeteve motorike tregojnë se janë të pajisur me të gjithë dokumentacionin për ushtrimin e këtij aktiviteti dhe se urdhëri për të ndalur aktivitetin në det po I pengon ata në këto ditë të fundit të sezonit veror.
Ndërkohë, një pushuese nga Kosova kërkon që motorët e ujit të vihen në dispozicion të turistëve, pasi po lejohen edhe në plazhe të tjera të vendit.