Policia italiane e kuesturës së Lodi-t, Itali, ka arrestuar dy shqiptarë që kishin vjedhur një shtëpi. Dy kriminelët, që sapo kishin mbërritur në Itali dhe nuk kish as strehim, janë përpjekur të thyejnë dritaren e banjës së një shtëpie dhe të vendosen në katin e parë të ndërtesës.

Pronari, që në atë moment ishte brenda, ka dyshuar për zhurmën dhe u ka dalë befas para me një kaçavidë në dorë. Të kapur në flagrancë, dy hajdutët u kanë dhënë këmbëve me nxitim për t’u larguar. Por, një patrullë policie i ka zbuluar dhe i ka ndjekur përgjatës vijës hekurudhore, pasi ata kishin pasur ndër mend të merrnin trenin për të humbur gjurmët.

Pasi i kapi, i gjeti në trup dy ora të vjedhura dhe të tjera sende që i kishin pasur nga vjedhjet e mëparshme. Gjyqtari u ka dhënë masën e arrestit me burg.

Artikulli paraprakNJË FOSHNJE 8 MUAJSHE VIKTIMA E PARË E FRUTHIT NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërTË SHPALLUR NË KËRKIM, ARRESTOHEN DY PERSONA