Agjencia e Trajtimit të pronave ka mbyllur vlerësimet për dosjet që nuk kanë marrë zgjidhje. Deri në shkurt 2019 ka qenë afati ligjor.
Vlerësimi financiar për rreth 20.700 dosje të pranuara shkon mbi 100 miliardë e 600 milionë lekë, rreth 850 milionë euro.
Jonida Baci, drejtore e Agjencisë së Trajtimit të pronave tha para deputetëve të Komisionit të Ligjeve se subjektet, dosjet e të cilëve nuk kanë marrë përgjigje iu është kërkuar t’i drejtohen gjykatës për njohje të pronës.
Pas mbylljes së vlerësimeve agjencia do të vijë punën vetëm për kompensimi e ish pronareve. Përparësi do të ketë kompensimi fizik për të cilin është krijuar një fond me toka dhe objektet shtetërore.
Ndërkohë kompensimi financiar nuk mund të bëhet për më shumë se 20% të vlerës së pronës, dhe në çdo rast jo më shumë se 10 milionë lekë pjesa tjetër do të jepet kompensim fizik.
Marrja në para 100% e kompensimit të pronës bëhet vetëm kur nuk ka fond tokash fizik.