Pas vendimit të marrë për pronat në Himarë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek.

Gjatë bisedës mes tyre u diskutua mbi reformat e nevojshme për fillimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Mediat greke shkruajnë se Tsipras u përqëndrua më tepër në ligjin për fatet e bregdetit Jon dhe mbi atë të pakicave.

Gjatë bisedës së tyre u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.

Pak ditë më parë Tsipras bëri një deklaratë kërcënuese për Tiranën zyrtare duke thënë se Shqipëria mund të përballet me sanksione duke iu referuar një informacioni ku thuhej se qeveria shqiptare ka konfiskuar prona të minoritetit grek në Himarë përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË MAKINË ,DYSHIMET E PARA
Artikulli tjetërSHKODËR, DEBATET PËR SITUATËN KRIMINALE