Facebook ka mbyllur sërë faqesh të cilat promovonin vlerat dhe patriotizmin amerikan si dhe presidentin Trump pasi zbuluan se menaxhoheshin nga Kosova.

Të tilla ishin faqet si “Police Live Matter” me mbi 170,000 ndjekës e cila shpërndante përmbajtje provokative duke mbështetur policinë amerikane. Ato përfshinin dhe faqe me tituj “All Lives Matter,” “I Support The Police US not Criminals” dhe “Blue Lives Matter USA”

Gjithashtu Facebook bllokoi dhe rrjete që kishin ndërveprim social më të lartë se sa fqe si Bloomberg, Vox dhe BuzzFeed, të cilat menaxhonin faqe për kafshët duke përfshirë këtu “Happy Animal Club” dhe “3-Minute Animal Stories”.

Pas hetimeve të Popular Information këto faqe nuk synonin në të vërtetë promovimin e identitetit amerikan por ishin për qëllime përfitimi ekonomik.

Megjithëse nuk sulmonin Trump politikisht, ato përdornin dezinformata për të shfrytëzuar një reagim të krahut të djathtë kundër lëvizjes “Black Lives Matter”, dhe shpesh shtynë përmbajtjen pro-Trump.

Për këto faqe, Facebook u njoftua në datë 27 Shtator dhe më pas i mbylli aktivitetin.

Në një prononcim për median Neësëeek, zëdhënësi i Facebook, Joe Osborne tha: “Ne i kemi mbyllur të gjitha faqet që shkelin politikat tona dhe që i keqpërdorin për qëllimet e tyre”.

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh që gjiganti i rrjeteve sociale është detyruar të mbyllë aktivitetin e këtyr lloj faqeve keqdashëse, të cilat ndiqen nga miliona amerikanë, por që menaxhohen nga vendet e Evropës Lindore.

Një rast i ngjashëm është ai i javës së kaluar ku Facebook mbylli faqen “I Love America” që përsëri promovonin presidentin Trump. Sipas Popular Information kjo faqe menaxhohej nga Ukraina dhe përdorte materiale nga Agjensia e Kërkimit në Rrjet me bazë në St. Petersburg, Rusi.

Artikulli paraprakNGA PRESIDENTI, KRYETARI I KUVENDIT TEK MINISTRAT, SA DO TË JENË PAGAT ME LIGJIN E RI NË KOSOVË
Artikulli tjetërTATIMET SQAROJNË PËRJASHTIMIN NGA TVSH PËR FURNIZIMIN E SHËRBIMEVE ARSIMORE