Bashkimi Evropian kërkon thellimin e izolimit për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Misioni EURALIUS në Shqipëri ka propozuar që prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nuk kalojnë Vetingun, të mos kenë të drejtë për të ushtruar profesionin e avokatit.

Propozimi është bërë në kuadër të shqyrtimit dhe miratimit të projektligjit për profesionin e avokatit.

Ky projektligj është marrë dje në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve. Përfaqësues të misionit EURLIUS, projektit të Bashkimit Evropian që asiston autoritet shqiptare për konsolidimin, pavarësinë, transparencën, efiçencën dhe efektivitetin e sistemit shqiptarë të drejtësisë,

ka propozuar që gjyqtarët dhe prokurorët që mbeten në rrjetën e trefishtë të Vetingut, të mbahen larg drejtësisë së re, duke mos patur të drejtë të bëhen avokatë.

Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Ndërkohë që kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia tha se nga e drejta për ushtrimin e këtij profesionit duhet të provohen persona që kryejnë krime të rënda.

Vendimi përfundimtar mbi këtë pikë të projektligjit për avokatinë, do të merret nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve këtë të premte.

Risia e projektligjit

Risi në draftin e ri të ligjit për avokatinë shënon futja ne ligj i së drejtës së pezullimit të ushtrimit të profesionit të avokatit, nëpërmjet mekanizmit të dorëheqjes.

Në ligjin e vjetër parashikohej pezullimi i ushtrimit të profesionit të avokatit, vetëm për shkak të papajtueshmërisë ligjore, dhe konkretisht kur personi ka qenë duke ushtruar profesione të tilla si, gjyqtar, prokuror, noter apo punonjës i administratës publike.

Bashke me dorëheqjen, drafti i ri parashikon edhe papajtueshmërinë e ushtrimit të profesionit të avokatit për shkak të marrëdhënieve të punës me subjektet private, ku përjashtim bëhet vetëm në rastin e një marrëveshje midis avokatit dhe punëdhënësit privat.

Ndëshkimi i avokatit

Projektligji parashikon që Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka autoritet të pezullojë lejen e ushtrimit të profesionit në rastet kur avokati ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat për ushtrimin e profesionit,

kur nuk ka plotësuar detyrimet ligjore për ushtrimin e profesionit, kur ndaj avokatit ka filluar një proces penal, kur nuk ka paguar kontributin e anëtarësisë, kur vuan nga sëmundje mendore ose fizike, të cilat bëjnë të pamundur ushtrimin normal të profesionit.

Ndërkaq, procedimi disiplinor ndaj një avokati fillon mbi bazën e një ankimi të bërë ndaj tij dhe klasifikohen në “sjelljet joprofesionale te avokatit”, ku përfshihen veprimi në kundërshtim me dispozitat ligjore apo nënligjore, statutit si dhe Kodin e Etikës të avokatit si dhe në “shërbimet e papërshtatshme profesionale”,

ku përfshihen veprime apo mosveprime ndaj të përfaqësuarit, të cilat janë dukshëm nën nivelin e pritshmërisë të shërbimit të avokatit.

E drejta dhe kushtet për të fituar titullin “Avokat”

Të kenë përfunduar studimet e larta pranë fakultetit të drejtësisë në një universitet
publik ose privat.

Të ketë kryer stazhin e asistent avokatit pranë një avokati me të drejtë ushtrimi të
profesionit.

Të ketë përfunduar me sukses programin e trajnimit fillestar pranë Shkollës së
Avokatisë.

Të mos ketë në ngarkim te tij vendim dënimi të formës së prerë për vepra penale
me rrezikshmëri të lartë shoqërore të kryera me dashje.

Ti nënshtrohet provimit kualifikues të avokatisë sipas kritereve të përcaktuara.
Të shlyeje tarifën e përcaktuar për këtë qëllim.

Të jetë pajisur me lejen vjetore të ushtrimit të profesionit të avokatit.

Të jetë regjistruar në organin tatimor dhe të jetë pajisur me numrin individual të
personit të tatueshëm (NUIS).

Të zbatojë dispozitat ligjore dhe ato të parashikuara në Statut dhe Kodin.

Të ketë plotësuar detyrimet ligjore në drejtim të edukimit profesional.

Plotësimi i kritereve të mësipërme përbën shkak ligjor për regjistrimin e avokatit në
regjistrin aktiv të avokatëve.

Artikulli paraprakFRIKA NGA HAKMARRJA ,LARGOHET BABAI I GRABITËSIT VRASËS
Artikulli tjetërEMRI I MAQEDONISË, ZAEV: JA KUSH E PROPOZOI, PËRKTHIMI NË SHQIP S’KA SHUMË RËNDËSI