Prostitucion e shfrytëzim të miturish, arrestohet pas 9 vitesh shqiptari
Një shqiptar i kërkuar prej 9 vitesh, është arrestuar nga policia italiane të martën. Një patrullë policie po kalonte pranë sheshit kryesor të qytetit të Piacenzas, kur u ndal për kontroll rutinor ndaj dy personave. Asnjëri prej tyre nuk kishte dokumente me vete dhe kjo ishte arsyeja se pse u shoqëruan në stacionin policor. Dy të shoqëruar ishin shqiptarë, përkatësisht 28 dhe 40 vjeç. Por teksa janë marrë në pyetje, situata është bërë komplekse. Njëri prej tyre është burgosur tashmë për krime të rënda si të prostitucionit të fëmijëve, trafikimit dhe shitjes së tyre dhe dhunës seksuale. Përveç shfrytëzimit të prostitucionit, shqiptari akuzohet edhe për abuzim me drogën dhe posedim të paligjshëm të armëve, krime këto të kryera që prej vitit 2005 më kohë dhe krahina të ndryshme të Italisë. Në vitin 2008, Gjykata e Apelit të Torinos ka lëshuar një urdhër arresti për 40 vjeçarin shqiptar, ku lëshohej ndaj tij një paraburgim prej 10 muajsh e 20 ditësh. Që prej atij momenti, shqiptari u zhduk pa gjurmë dhe mundi të qëndronte në arrati për nëntë vite i fshehur dhe me emër të rremë. Tashmë shqiptari është dërguar në burgun Novate.