Dy persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.
Në sajë të operacionit të koduar “Montana” , sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Lezhës kanë arrestuar Filip Shtjefnin i njohur me nofkën Tony Montana, 49 – vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lezhë dhe Lula Marku, 47 – vjeçe, banuese në Lezhë. 49 – vjeçari Shtjefni ishte shpallur në kërkim më 18.07.2016, pas denoncimit të bërë nga shtetasja me inicialet E.M. për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Dy personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, një lokal në Lezhë e përdornin si kamuflim për prostitucin, duke shfrytëzuar E.M., e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten.