‘Prostitutë, do të djeg me acid!’, 30-vjeçari torturoi gruan pasi ajo hapi Facebook

Renato Xhija është përballur në gjyq me akuzat për veprat penale “keqtrajtimit të anëtarëve të familjes ose partneres”, në Itali, më herët gjatë kësaj jave. 30-vjeçari nga Shijaku dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij, pasi dyshonte tek ajo. Kulmi arriti kur kjo e fundit hapi një adresë në Facebook, ndërsa kur Xhija e ka zbuluar, e ka “shembur” atë në tokë dhe e ka rrahur. Ngjarja ka ndodhur më 5 tetor 2013, kur çifti jetonte në Rovigo. Sipas aktakuzës, 30-vjeçari shqiptar me partneren ka pasur një sjellje gjaknxehtë dhe të dhunshme dhe shpesh e ka penguar atë të dalë nga shtëpia, apo të fliste në telefon me anëtarët e saj të familjes, ose edhe të krijonte miqësi. Sipas dëshmive, i riu e merrte shpesh në telefon gruan, madje edhe kur ajo ishte në punë duke e akuzuar se ishte një prostitutë dhe që nuk vlente fare. Disa ditë më parë, Renato Xhija u dënua nga një gjykatë në Rovigo me tre vjet e katër muaj burg, denoncuar nga e shoqja tre vjet më parë. Kërcënimet nuk ishin ndalur edhe në sallën e gjyqit, te tipit si “do të djeg fytyrën me acid”, ndërsa gjyqtari gjeti prova të mjaftueshme për të dënuar shqiptar tridhjetëvjeçar, raportojnë mediat lokale.

Artikulli paraprak12-VJEÇARI DOGJI TË PASTREHUN, NUK NDIQET PENALISHT NË SERBI
Artikulli tjetërSIRIA ZYRTARIZON: JA SHQIPTARI I VRARË NË ALEPPO