Futbollistët e kombëtares shqiptare ndonëse pësuan një humbje zhgënjyese në minutat e fundit përballë Serbisë shprehen se nuk duhet të dorëzohen dhe se ëndrra për kualifikim në europianin e Francës vijon.Cikalleshi shpreh keqardhje për humbjen por kërkon mbështetjen e tifozëve.
Për trajnerin De Biasi ndaj Armenisë është mundësia e shkëlqyer.Ndryshe nga sa është menduar serbët shfaqen optimist për kualfikimin e Shqipërisë. Kapiteni Ivanoviç beson se Shqipëria do shkojë në europianin e Francës.Për trajnerin e Serbisë Radovan Curcic dëshira e madhe e futbollistëve të tij solli fitoren. Ai deklaroi se fitoi skuadra më e mirë dhe falenderon FSHF-në për organizimin. Një jehonë të madhe ndeshjes Shqipëri-Serbi i dhanë edhe mediat ndërkombëtare.