TRAJNERËT DHE BASKETBOLLISTËT TEJET TË LUMTUR PËR FITOREN ME KAMZËN. Protagonistët e fitorës të Vllaznisë përballë Kamza Basket shprehen tejët të lumtur për suksesin e arritur dhe kualifikimin në finale e basketbollit të meshkujve.
Dy trajnerët Vujaçiç dhe Gjeçaj shprehen se ishte një fitore e merituar. Amerikani Hogg është i surprizuar nga tifozëria…. (Po, po. Është një fitore e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur. Gjithçka shkoi shumë mirë sonte. Të gjithë dhamë maksimumin dhe arritëm të marrim një fitore shumë të bukur. Tifozëria e jashtëzakonshme, meritojnë një vlerësim shumë të madh sepse na mbështetën gjithë kohën. Jam i ekzaltuar nga e gjithë kjo atmosferë. Shpresojmë ta fitojmë titullin kampion). E pranishme ishte edhe kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë Shkodër Voltana Ademi. Në përballjen mes Vllaznisë dhe Kamzës të pranishëm ishin edhe një sërë personalitetesh nga fusha të ndryshme të cilët ndoqën suksesin e kuqebluve.