Të organizuar nën ermrin “ Studentët e revoltuar” qindra studentë shqiptarë kanë protestuar të martën në Tetovë duke kërkuar ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë, depolitizimin, luftën kundër korrupsionit dhe uljen e taksave për pagesa.

Me thirrjet për depolitizim, drejtësi dhe transparencë studentët shqiptarë në Maqedoni, protestuan para sheshit “Iliria” duke kërkuar të plotësohen të drejtat e tyre elementare.

Kërkesat e tyre, studentët ua kanë drejtuar Qeverisë së Maqedonisë dhe rektorëve të universiteteve për mësim në gjuhën shqipe, ku bëjnë pjesë, Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Terezë” dhe Universiteti i Evropës Juglindore

“Tek prisnin të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat”, nën këto thirrje studentët kanë zhvilluar protestën pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës,

ku kërkuan nga autoritetet që t’ua plotësojnë kërkesat e tyre të cilat dolën në formën e thirrjeve , kundër korrupsionit në universitete, depolitizim të universiteteve, por edhe çështjeve tjera me të cilat përballen studentët.

Sipas mediave vendase protesta kanë ardhur si mbështetje e protestës së studentëve në Shqipëri , por kërkesat kanë dalë nga gjendja e arsimit të lartë në Maqedoni.

Formati i kësaj proteste është i ngjashëm me ato të Shqipërisë, ku mijëra studentë po protestojnë prej 16 ditësh në kryeqytet dhe rrethe ku kërkojën plotësimin e kërkesave të tyre,

të parashtruara në 8 pika kryesore ku kërkohet përgjysmim i tarifave studimore dhe përmirësim të kushteve të cilësisë së mëesimdhënies deri në sistemit arsimor.

Artikulli paraprak‘PERLA E ZEZË’, ANKOROHET JAHTI I TRETË MË I MADH NË BOTË NË SARANDË
Artikulli tjetërFESTAT E FUNDVITIT, KONCERT NË “PRENKË JAKOVA”