Një ditë pasi shprehën qëndrime të forta dhe të ashpra kundër vendimit të opozitës për të nisur djegien e mandateve të deputetëve, ku më i rëndi ishte ai i selisë diplomatike të SHBA-së, këtë mëngjes në zyrën e liderit demokrat Lulzim Basha shkuan kryediplomati i Bashkimit Evropian Luigi Soreca dhe ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schutz.

“Eshtë e rëndësishme të flasësh, ne po flasim me të gjithë palët. Nesër është një ditë e rëndësishme, shpresoj të mos ketë dhunë”. Folëm me liderin e pd dhe i shpjeguam arsyet e qëndrimit tone. Unë mendoj që neser është një ditë e rendësishme dhe presim të mos ushtrohet dhune. Duam që procesi të jetë sa më demokratik.

“Eshtë e rëndësishme të flasësh, ne po flasim me të gjithë palët. Nesër është një ditë e rëndësishme, shpresoj të mos ketë dhunë”.

Më herët, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, shkoi në selinë blu në një takim me kryedemokratin Basha, ku në fokus të diksutimeve mësohet të ketë qëenë pikërisht vendimi i opozitës dhe partive të tjera aleate, pas propozimit të Bashës për djegie mandatesh, një ditë pas protestës së 16 shkurtit.

Artikulli paraprakSHKODËR, PD-QYTETARËVE: EJANI NË PROTESTË
Artikulli tjetër20 SHKURTI, DITA E RËNIES SË BUSTIT TË ENVER HOXHËS