Studentët po protestojnë të ndarë edhe sot. Pjesa dërrmuese e tyre ndodhen përpara Ministrisë së Arsimit aty ku protestojnë për të 9-ën ditë me radhë, ndërsa një pjesë tjetër ndodhen përpara Kryeministrisë. Mes studentëve nuk mungojnë as akuzat për përdorim politik.

Ishin studentët e Politeknikut ata të cilët marshuan në këmbë nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuan drejt Ministrisë së Arsimit duke shmangur protestuesit te Kryeministria duke thirrur “Jo politikë”. Slogani I protestes se studenteve sot eshte: “8 pika. Dy sheshe. Një kauzë”,

me te cilen studentët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre , ndërkohë që edhe gjimnazistë nga gjimnazet kryesore në Tiranë kanë bojkotuar sërish mësimin.

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot, pak momente, pas nisjes së ditës së 9-të të protestës së studentëve. Ai u bëri thirrje protestuesve që të ulen dhe të dialogojnë.

Sipas kryeministrit 8 pikat e kërkuara nga studentët për t’u plotësuar nga qeveria janë për të vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës universitare dhe këtë transformim mund,

duhet dhe do ta bëjnë së bashku qeveri dhe student, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë. Sipas Ramës adresimi i 8 pikave

duhet të nisë pa humbur kohë që ulja e tarifave të studimit të mbyllet përpara pushimeve të Vitit të Ri. Rama përsëriti se është gati për dialog me studentët dhe pa asnjë kusht.

Dje, sipas të dhënave të policisë, në protestë ishin rreth 6500 studentë, përfshirë gjimnazistët dhe studentë nga rrethet

Studentët protestues përpara Kryeministrisë kanë lexuar ‘live’ një prej postimeve të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale

Përgjigjja e studentëve për kryeministrin ka qenë: “Përqafimin ta kthejmë mbas. What the F*ck! Ku ishe 5 vjet zoti kryeministër? Plotëso kushtet tona”.

Artikulli paraprak“GJAKMARRJA, 68 FAMILJE TË NGUJUARA NË SHKODËR”
Artikulli tjetërURA E KIRIT-MJEDË DREJT PËRFUNDIMIT