Shkodra dhe Shqipëria ndodhen në një situatë të vështirë ndaj protestat e opozitës do të vijojnë pa ndërprerje. Ky është qëndrimi i kryetarit të PD Shkodër Xhevdet Amuli pas përfundimit të protestës së opozitës së bashkuar në Shkodër në vendin e quajtur Kryebushat.

Kreu i PD Amuli tha se pavarësisht bllokimit të rrugës, protesta ishte paqësore dhe protestuesit dhanë shembullin e tyre se kur nuk provokohen nga policia nuk ka asnjë lloj incidenti. PD Shkodër do vijojë të jetë në ballë të këtyre protestave tha kryetari Amuli

Në protestën e opozitës në Shkodër në bllokimin e rrugës Shkodër-Tiranë morën pjesë edhe përfaqësues të LSI si dhe drejtues dhe qytetarë nga bashkitë e tjera të qarkut Shkodër në protestën e zhvilluar për dy orë me radhë nga ora 18:00 deri në orën 20:00.

Opozita e bashkuar u shprehën protestuesit është e vendosur për t’i shkuar deri në fund këtij aksioni me protesta të njëpasnjëshme deri në rrëzimin e qeverisë dhe largimin e Edi Ramës si kryeministër për t’i lënë vend një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, kërkesë kjo e panegociueshme e opozitës. Pritet që në të ardhmen protestat të përshkallëzohen edhe më shumë.

Artikulli paraprakPROTESTA SHKODËR, OPOZITA BLLOKON RRUGËN PËR DY ORË
Artikulli tjetër3 MAJI , DITA NDËRKOMBËTARE E LIRISË SË MEDIAS