Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e koalicionit opozitar në një takim në selinë blu, për përgatitjet e fundit të protestës së nesërme në orën 12:00 përpara Kryeministrisë. Në tkaimin i cili ka nisur rreth orës 12:15 mësohet se merr pjesë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila shoqërohet nga kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari.

Nga aleatët e PD marrin pjesë Dash Shehi i LZHK, Nard Ndoka i PDK Në fokus të këtij takimi janë detajet e fundit të përgatitjes së protestës së nesërme të opozitës. Protestuesit do mbërrijnë përpara Kryeministrisë nga tre drejtime selia e PD, sheshi Skënderbej dhe selia e Lëvizjes Socialsite për Integrim, për t’u tubuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. 

Artikulli paraprakMESI: “QEVERIA PLAN AMBICIOZ PËR MBJELLJEN E 20 MILION E 200 MIJË PEMËVE DERI NË 2020”
Artikulli tjetërPROTESTA,AMB.SHBA-SHTETASVE: QËNDRONI LARG KRYEMINISTRISË