Nisi me lëshimin në qiell të disa tollumbaceve të bardha me shkrimin “Rama ik”, por përfundoi në dhunë mes protestuesve dhe policisë protesta e shtatë kombëtare e opozitës së bashkuar.Nën udhëheqjen e liderit demorkat Lulzim Basha, ish kryeministrit Sali Berisha dhe ish-deputetëve të PD-së dhe LSI-së, pa praninë e Monika Kryemadhit, tubimi nisi tek kryeministria dhe më tej u zhvendos tek Parlamenti.

Në të dyja institucionet militantët lëshuan breshëri kapsollësh në drejtim të policisë, duke lanë të plagosur 10 efektivë dhe 3 protestues. Njëri prej protestuesve pësoi lëndime të rënda në.Pas më shumë se dy orësh nga protesta, rreth orës 21:30, Policia e Shtetit u detyrua të hedhë gazin lotsjellës tek Parlamenti,

pasi militantët nisën të sulmojnë në mënyrë të organizuar efektivët duke i shpërthyer kapsollët dhe fishekzjarrët në drejtim direkt ndaj policisë, duke i shënjestruar si të kishin armë. Përdorimi i gazit lotjsellës erdhi pas shpërfilljes nga organizatorët, të thirrjes që Policia bëri për vetëpërmbajte, që ndryshe nga protestat e tjera, këtë radhë ju drejtua në mënyrë të drejtpërdrejtë Lulzim Bashës.

Kreu i PD-së Lulzim Basha mbajti fjalimin përmbyllës të protestës së shtatë kombëtare të opozitës.Në fjalën e mbajtur para mbështetësve në selinë blu, kreu i PD tha se kjo ishte protesta e fundit me fjalë dhe argumente, duke paralajmëruar se në tubimin e radhës fjalën do ta kenë protestuesit.

Pas përfundimit të protestës së shtatë kombëtare të opozitës ku u shënuan incidente dhe akte dhune, policia ka arrestuar 30 persona, ndërsa mbi 30 protestues të tjerë janë shoqëruar. E shtuna e 8 qershorit, është data e caktuar për protestën e tetë kombëtare të opozitës së bashkuar.

Artikulli paraprakLEZHË, ISH-DEPUTETJA METALIAJ AKUZA NDAJ RAMËS
Artikulli tjetërLEZHË, BANORËT:S’KEMI RRUGË, DO BOJKOTOJMË ZGJEDHJET