Demtimi i rruges nacionale Rrreshen- Burrel ka nxjerre ne proteste banoret tre fshatrave, Prosek, Perlat dhe Kthelle te Mirdites, te cilet bllokuan njerin sens te rrugen ne shenje revolte ndaj vjedhjes qe i eshte bere fondit per asfaltimin e saj.
Forca te shumta te policise monitoruan protesten, ndersa iu bene me dije banoreve se bllokimi i rruges eshte shkelje e ligjit dhe veper penale.
Banoret theksuan se forcat te shumta te policise nuk i lejuan ta bllokojne rrugen
Ndonese asfalti ne te u inaugurua ne vitin 2013, punimet e dobeta qe jane kryer ne te, po e kthejne ne mjaft vende thuajse ne te pakalueshme. Gropa të mëdha, qe zene me shume se hapesiren e nje korsie,
por edhe shembjet qe jane bere ne mjaft pjese te saj, e kane kthyer kete aks rrugor ne te rrezikshme per drejtuesit e automjeteve. Nese nuk ndërhyhet banoret e ketyre zonave kane paralajmeruar pershakllezim te protestave.