Edhe banoret e fshatit Kosmaç jane ngritur ne proteste duke kundershtuar cmimin e larte te naftes , mungesen e tregut per fermeret , papunesine, mungesën e dmëshperblimeve për përmbytjet .
Te veshur me jeleke si protestuesit ne france ata kane dale ne rruge duke mbajtur te bllokuar perreth 60 minuta aksin Shkoder – lezhe. Te Revoltuar banoret kerkojne rrezimin e qeverise .
Ato shprehen se janë në mbështetje të studenteve në Tiranë të cilët protestojnë prej disa ditëesh ndërkohë që kjo zonë sipas banorëve është lënë në harresë nga qeveria aktuale, prej 4 vitesh nuk kanë marrë asnjë subvencion për bujqësinë edhe pse kjo zonë jeton me të ardhurat nga bujqësia dhe blegtoria.
Protestuesit janë shprehur se do jenë cdo ditë në orën 16:00 duke bllokuar rrugën nacionale deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.