Në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua sot një takim në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 29 tetor.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, demokratët njoftojnë se më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë.

Demokratët njoftojnë se segmentet që bllokohen janë: Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”, dhe rrethrrotullimet në Milot, Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë, Levan.

NJOFTIM PËR MEDIA
Në mbledhjen e thirrur sot në selinë e Partisë Demokratike nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka me drejtues Politik dhe kryetarë të degëve të vendit u vendos si më poshtë vijon. ⤵️

❗️Ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë.

• Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
• Rrethrrotullimi Milot
• Rrethrrotullimi Shkozet
• Rrethrrotullimi Bradashesh
• Rrethrrotullimi Rrogozhinë
• Rrethrrotullimi Levan

Artikulli paraprakMBIZOTËRIM I MOTIT TË KTHJELLËT, VRANËSIRA NË DISA ZONA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetër‘KU JANË SHQIPONJAT!’ RAMA FTON SHQIPTARËT E AMERIKËS SOT NË NEW YORK, PRITEN TË JENË MBI 2 MIJË PJESËMARRËS