Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci, ka reaguar ne lidhje me protesten e banoreve te Dukagjinit.

“Jam informuar mëngjesin e sotëm me tubimin e mbajtur nga disa banorë të Dukagjinit para ndërtesës së Bashkisë Shkodër. Siç kam vënë në dijeni disa ditë më parë edhe banorët, për shkak të agjendës së përcaktuar shumë kohë më parë, ky takim sot ishte i pamundur.

Garantoj të gjithë banorët se dera e bashkisë do të jetë e hapur për të gjithë, e në mënyrë të veçantë për ata të Dukagjinit. Siç bëmë realitet rrugën që kërkonin prej vitesh, do të gjejmë një zgjidhje të përbashkët edhe për monumentin që ato kërkojnë për figurën e Lek Dukagjinit. Në kohën më të shpejtë të mundshme, do të njoftoj përfaqësuesit e këtyre banorëve për ditën e takimit për të diskutuar së bashku.”-shkruan Beci.

Artikulli paraprakI DYSHUAR SI EKZEKUTOR I NIKULAJT, RUBEN SARAIVA NË PRITJE TË MASËS SË SIGURISË MË 20 MARS, REFUZON PËRFSHIRJEN NË VRASJE
Artikulli tjetërARRSH: BORË NË AKSIN BOGË-QAFË THORE, QARKULLIMI PA PROBLEME