Banorët e Postribës protestuan përpara bashkisë Shkodër për mungesën e energjisë elektrike dhe ujin e pishëm. Protestuesit thonë se edhe pas një investimi që është bërë uji është i ndotur, ndotje që sipas tyre e shkaktojnë dy guroret që janë atje.

Gjatë protestës mbërritën forcat e policisë por banorët thonë se kanë një vit që kanë denoncuar guroret në polici dhe prokurori dhe nuk ka ende asnjë veprim nga ana e tyre.

Ndërmarrja e ujësjellësit për qarkun Shkodër ka bërë një investim prej 14 milion lekësh të reja duke e ndarë ujin e përroit me burimin e ujit të pijshëm. Edhe në kohë reshjesh të shiut, uji për banorët e Postribës tashmë sipas ujësjellësit nuk është më i ndotur.

Banorë të tjerë të Postribës tregojnë se uji nuk është më i ndotur pas investimit të ujësjellësit që është drejt përfundimit.

Nga investimi i bërë në ujësjellësin e Postribës përfitojnë 7 mijë banorë. Burimi i Rrasekut në Postribë është bërë problem për shkak të ndotjes nga guroret dhe prurjet e shumta dhe për ta ndaluar këtë ujësjellësi mundësoi investimin që ndan ujrat e shiut dhe të përroit me burimin e ujit të pishëm me një linjë shpërndarje 4 km.

Artikulli paraprakKREU I KQZ, CELIBASHI: PROCESI I REGJISTRIMIT TË EMIGRANTËVE QË DO TË VOTOJNË NIS MË 11 JANAR
Artikulli tjetër“50… PA PAK” NDALET NË LEZHË