Reagon kryeministri Edi Rama për protestën e Sali Berishës. Ai ka replikuar me një komentues.

“Ilirjana Gashi e vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakBERISHA JUSTIFIKON PJESËMARRJEN E ULËT NË PROTESTË: U MBLODHËM ME THIRRJE TË SHPEJT, PROTESTA DERI NË RRËZIMIN E REGJIMIT TË RAMËS
Artikulli tjetër100 MINUTA PROTESTË, MBYLLET PAQËSISHT/ TURMA PËRCJELL BERISHËN DERI NË SHTËPI