Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së tregtarëve të vegjël të cilët mbyllën qepenat në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së tregtarëve të vegjël të cilët mbyllën qepenat në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.
Kreu i qeverisë e quan një tallje që opozita u bëri njerëzve e garanton se kjo skemë tatimi nuk do të rëndojë në xhepat e biznesit të vogël.
“Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet jane jashte skemes së TVSH!
Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”,-shkruan Rama në rrjetet sociale.