Kryeministri Edi Rama vijon normalisht takimin me qytetarët në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’, pavarësisht se një grup simpatizantësh të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e pritën dhe vijojnë që të protestojnë (lexo ketu).

“Më vjen shumë mirë që ndodhem këtu, pasi kam qenë në një tjetër takim me gratë e Fierit. Sot kur flasim për bashkinë, kemi shumë gjëra mund të themi. Para se të vinim këtu, vizituam fushën e re sanitare të grumbullimit të mbetjeve që do të fillojë të prodhojë edhe energji elektrike.

Pamë pasqyrën që bën dallimin mes nesh dhe atyre që në embrion ta kthejnë atë projekt në një tjetër arsye për të baltosur dhe për të alarmuar qytetarët.

Kohës së re që jetojmë që me të gjitha gabimet e mëshiron vetëm PS-ja, vetëm burrat dhe gratë pa dallim moshe, krahine dhe feje. Atje ku ishim atje, ku duan të na kthejnë ata pas.

Në Fier ka edhe demokratë dhe njerëz të zakonshëm që asnjëherë nuk e kanë vlerësuar PS-në, por jam i bindur që ata nuk kanë asnjë lidhje me atë 100 petritat e Saliut atje te kthesa,

të cilët përfaqësojnë ekzakësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij që tani ka mbetur aty ku i takon rrugëve. Sikur la rrugët rrugëve e mori dhe e nxori PD-në rrugëve” tha Rama.

Artikulli paraprakBASHA FTON GRATË NË PROTESTË: DINJITETI JUAJ, HAPI I PARË DREJT BE
Artikulli tjetërKRYEMADHI: NDIZNI MOTORËT, KEMI ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME