Është zhvilluar ditën e sotme protesta e Diasporës para godinës së Kryeministrisë.
Protestës së tyre iu bashkuan edhe banorët e Astirit, të cilët vendosën që ditën e 55-të të protestës ta zhvillonin para godinës së Kryeministrisë.
Gjatë protestës, fjalën e ka marrë edhe organizatori i saj Genc Sejko, i cili nuk la pa përmendur faktin që nuk kishte marrë leje nga Policia për tubimin paqësor të emigrantëve.
“Po ndalojnë protestën e patriotëve shqiptarë. Donin ta ndalonin protestën por ne jemi këtu. Shqiptarët janë këtu. Kur diskutuam që të vinim këtu dhe të flisnim pa arrogancë dhe ne tani jemi këtu për ccdo arsye që i ka bërë qytetarët që të protestojnë. Jemi këtu për të gjitha. Faleminderit që jeni këtu. Nesër do të jemi prapë këtu,”- tha Sejko gjatë fjalës së tij.
Një prej banorëve protestues i Unazës së re, tha se ata nuk protestojnë vetëm për vete, por për të gjithë shpatarët. Më tej shtoi se të gjithë duhet t’i mbështesin jo vetëm ata por dhe protestën e diasporës.
“Ndryshimet e qeverisë së Ramës ishin të kota, ne duam që ai të ikë nga qeveria”, shtoi banori.
Gjithashtu protestës së Dasporës i është bashkuar edhe një grup protestues për mbrojtjen e Teatrit dhe një grup nga studentët.
Protesta e Diasporës disa ditë më parë ka kërkuar leje në Policinë e Shtetit por kjo kërkesë është refuzuar me arsyetimin se ‘pengon lëvizjen e mjeteve të emergjencës, qarkullimin e mjeteve të transportit publik dhe privat, ndërpret veprimtarinë e institucioneve’.
Drejtoria e Policisë së Tiranës ka paralajmëruar se në rast proteste drejtuesit dhe pjesëmarrësit do të procedohen. Protesta e Diasporës do të zhvillohet edhe nesër dhe pasnesër në orën 12:00 para godinës së Kryeministrisë.
‘Ndryshimet e qeverisë së Ramës ishin të kota’, banori i Astirit në protestën e Diasporës
Një prej banorëve protestues i Unazës së re, tha se ata nuk protestojnë vetëm për vete, por për të gjithë shpatarët. Më tej shtoi se të gjithë duhet t’i mbështesin jo vetëm ata por dhe protestën e diasporës.
“Ndryshimet e qeverisë së Ramës ishin të kota, ne duam që ai të ikë nga qeveria”, shtoi banori.