Lidhur me protestën e djeshme të PD-së ku për rreth 3 orë u bllokuan disa akse në kryeqytet, policia ka arrestuar 7 qytetarë. Gjithashtu bëhet me dije se disa deputetë të opozitës janë në hetim në gjendje të lirë.
Protesta dje pati tensione, teksa në përleshje u përfshinë edhe deputetë si Flamur Noka që në një moment goditi një nga efektivët.
Ndërsa incident pati dhe në zonën e Pallatit me Shigjeta ku deputeti Gjekmarkaj u rrëzua në tokë dhe u transportua në spital.
Policia edhe para protestës por edhe gjatë saj u bëri thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugën pasi është vepër penale. Pas tubimit, policia shoqëroi në komisariat 30 protestues.