Kaos ne Francë, protesta dhe greva kundër reformës së punës
Franca është përfshirë nga protestat masive, shpeshherë edhe të dhunshme si pasojë e refomës së punës, e cila kundërshtohet ashpër nga sindikatat. Pakënaqësia qendron në faktin se ligji i ri u jep më shumë komepetenca punëdhënësve të pushojnë apo punësojnë punëorët. Nga ana tjetër, për të njëjtin motiv, transporti ajror francez ka nisur një grevë, gjë që ka cuar mijëra pasagjerë në kaos. Shumë fluturime janë pezulluar ose anuluar. Mijëra njerëz marshuan në Paris të enjten në ditën e fundit të protestës së madhe kundër reformës së punës që ka ndërmarrë qeveria e cila u jëp më shumë kompetenca punëdhënësve të punësojnë apo të pushojnë punëtorët. Sindikatat u zotuan se do të vijojnë të luftojnë kundër ligjit, por udhëheqësit deklaruan se ata duhet të vijojnë betejën e tyre në gjykata dhe jo në rrugë, teksa mbështetja e publikut sa vjen dhe po zbehet. “Lufta do të vazhdoj, edhe nëse merr forma të tjera. Çfarë do të thotë të tjera forma? Ankesa ligjore dhe më pas do të jemi aktiv këtu dhe atje”, tha sekretari i përgjithshëm i sindikatës Force Ouvrire, Jean-Claude Mailly. Sindikatat thanë se synojnë të sfidojnë dekretet e aplikimit – dokumente që shprehin me saktësi se si zbatohet ligji në terren. Ndërkaq qeveria është përballur me demonstrata shpesh të dhunshme gjatë diskutimeve për të kaluar ligjin gjatë muajve të verës. Sipas sindikatave, ligji do të minojë standartet e punës dhe do të vendosë në rrezik sigurinë e puëntorëve, vecanërisht në kompanitë e vogla. Nga ana tjetër kontrolloret e trafikut ajror në Francë nisën grevën e tyre të 14 që prej janarit ët këtij viti , duke cuar në kaos transportin ajror. Shumë kompani kanë anuluar ose pezulluar një numër të madh flutirimesh. Vetëm Ryanair” ka prezulluar gjithsej 94 udhetime. Arsyeja e grevës është e njëjtë, pakënaqësia me ndryshimet e propozuara në ligjin e punës, që lehtësojnë marrjen në punë, por edhe pezullimin e punonjësve.