Opozita shqiptare do të zhvillojë sot një protestë para Kryeministrisë në orën 12:00, për anulimin e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, largimin e qeverisë ‘Rama 2’ dhe krijimin e një qeverie antimafia. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar dje se do të dalë sot në protestë me familjen e tij, duke paralajmëruar një protestë paqësore.

Pas takimit me aleatët, Basha pohoi se në protestën e sotme nuk do të ketë dhunë. Anëtarët, militantët dhe qytetarët që do të vijnë nga qytetet do të kenë pikëtakim tek Sheshi “Skënderbej”, në pritje të marshimit që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike, nga ku do të dalë Lulzim Basha dhe Kryemadhi nga selia e LSI. 1500 policë janë në terren për të shmangur incidentet, ndërsa janë disa rrugët që bllokohen.

Protesta do të mbikëqyret edhe nga ekspertë të huaj. Ministria e Brendshme bën me dije se plani i masave është bërë me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë Policinë e Shtetit. Ne mitingun e organizuar nga opozita në drejtim të Tiranës nga Shkodra janë vene ne dispozicion te qytetareve 12 autobuse per nisjen.Kreu i PD PD dega Shkoder Ramiz Çobaj dhe deputeti Bardh Spahia do udhetojne sebashku me demokratet drejt Tiranes.Rreth 2000 demokrate nga Shkodra pritet te nisen drejt Tiranes per protesten e opozites.

Artikulli paraprakGAZETA IRLANDEZE RENDIT SHQIPËRINË MES DESTINACIONEVE MË TË MIRA TURISTIKE
Artikulli tjetërÇFARE SIMBOLIZON TARGA NË AUTOMJETET E PROTESTUESVE TË SOTËM?