Deputeti i Partisë Demokratike, dikur një prej eksponentëve të rëndësishëm të socialistëve, Kastriot Islami hodhi poshtë pretendimet e mazhorancës së protesta e partive opozitare po zhvillohet për të penguar procesin e vettingut dhe reformën në drejtësi.
Islami për Star Plus nga “Çadra e Lirisë” i quajti qesharake këto pretendime duke thënë së në qeverinë e Ramës ka persona me rekorde kriminale dhe se pikërisht kjo qeveri ka ofenduar veriun e Shqipërisë. Por a do të dorëhiqët kryeministri nga një protestë ku ka muzikë, pizza, shah dhe letra bixhozi? Që prej nisjes së kësaj proteste me datë 18 shkurt, qeveria dhe kryeministri Rama jo pah herë e kanë ironizuar këtë protestë dukë thënë se nuk ka asgjë të përbashkët me protestat e 91-shit.