PËRKRAHËS NGA QYTETE TË NDRYSHME TË VENDIT, MBËSHTESIN KRYETARIN E TYRE. Prej sheshit “Willson” dhe deri përpara godinës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, turma e mbështetësve të kësaj partie kanë qëndruar për orë të tëra aty, edhe pas shpërndarjes së protestës së opozitës.Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, e konsideroi ditës e sotme një betejë të fituar.

Ai deklaroi se LSI nuk i trembet askujt, por i tregon vendin cilitdo që bën pakt me krimin, apo është peng i krimit. Për Ramën, lufta nuk është ndaj Ilir Metës, por ndaj LSI. Andaj kërkoi mobilizimin e mbështetësve për fitoren e radhës në zgjedhjet lokale të qershorit.Në oborrin pranë selisë së LSI-së janë mbledhur mbështetës të shumtë. “Jemi të përgatitur të ruajmë rendin kushtetues” thonë mbështetësit.Një ditë më parë Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një mbledhje të kryesisë.Mbledhja u  zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e kamerave, ndërkohë që  në ambientet përpara selisë  ishin mbledhur dhjetëra simpatizantë në mbështetje të forcës së tyre politike.

Artikulli paraprak“RAMA IK! META IK!” THIRRJA E DEMOKRATËVE NË PROTESTË
Artikulli tjetërMBETJET URBANE, I NJËJTI REFREN