Paulin Maçaj, njëri prej protestuesve kryesorë për dëmshpërblimet e përmbytjeve gjatë vitieve 2010-2011, u ka bërë thirrje banorëve të nënshkodrës t’i bashkohen protestës së opozitës në Tiranë.
I pyetur në lidhje me politizimin e protestës së banorëve, Maçaj tha se është e drejta e tyre për të protestuar dhe se nuk ka asnjë ndikim politik. Banorët e zonave të përmbytura prej muajsh kërkojnë dëmshpërblimet e banesave për përmbytjet e viteve 2010-2011. Një pjesë e tyre tashmë janë angazhuar për të marrë pjesë në protestrën e lajmëruar nga opozita më 18 shkurt.